Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë/ Kamionçina me artikuj ushqimor godet kamionin e tonazhit të rëndë

schedule12:16 - 28 Shkurt, 2025

schedule 12:16 - 28 Shkurt, 2025

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në fshatin Luz në aksin Thumanë- Fushë Krujë.

Mësohet se një automjet tip kamionçine e ngarkuar me artikuj ushqimor, ka goditur një kamion te tonazhit te rende.

Raportohet se shkak i aksidentit është bërë kamionçina, e cila ka tentuar te kryeje parakalim te gabuar

Ndërkohë, nga përplasja ka vetëm dëme materiale, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!