Aksident në aksin Tepelenë-Krahës në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa qarkullonin në anë të kundërt.
Në këtë aksident janë lënduar gjithsej tetë persona, të cilët kanë qenë në automjetet e përfshira në aksident. Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.
Personat e lënduar janë transportuar në Spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


