Aksident në aksin rrugor “Rrjoll- Shkoder”, lëndohen dy persona

schedule16:06 - 21 Korrik, 2024

schedule 16:06 - 21 Korrik, 2024

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në Shkodër, ku për pasojë janë lënduar dy gra të moshave 57 dhe 54 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  15:00, në aksin rrugor “Rrjoll- Shkoder”, ku automjeti me drejtues një 66 vjeçar, ka përplasur një automjet. Dy të lënduarat janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.