Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lin-Pogradec pranë zonës së njohur si “Guri i Kuq”.
Drejtuesja e mjetit tip “Volvo” ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me barrierat e rrugës. Si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesja e mjetit dhe vajza e saj e mitur 2-vjeçare.
Menjëherë janë transportuar në spital ku edhe po marrin ndihmë mjekësore, shkak i aksidentit dyshohet ka qenë shpejtësia.
/abcnews.al/