Mëngjesin e sotëm është regjistruar një aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë.
Mësohet se një mjet tip “Volswagen” me drejtues F.G është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues A.H.
Ndërkohë si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri Sh.A 70-vjeç i cili që ishte në automjetin tip “Benz”.
70-vjeçari është nisur drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.
Sakaq në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth ores 10:46, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, në afërsi të rrethrrotullimit në fshatin Peshkëpi, një mjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F. G, është përplasur me një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. H.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar një nga pasagjerët e mjetit “Benz”, shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç, i cili po transportohet në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al/



