Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, raportohet për të plagosur

schedule18:42 - 20 Shtator, 2024

schedule 18:42 - 20 Shtator, 2024

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku janë përfshirë tre automjete. Gazetari Gjergj Figuri raporton se dy persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

Një mjet tip “Volkswagen”, që vinte në drejtim të Lezhës, dhe është përplasur me një Mercedes, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Në aksident është përfshirë edhe një furgon me polakë por pa probleme për pasagjerë që ishin në të.

Dyshohet se shkak është bërë devijimi që ka tentuar të bëjë mjeti Mercedes për të shmangur një kanal uji që ka prekur edhe shtratin e rrugës./abcnews.al