Një aksident është raportuar ditën e sotme në aksin rrugor Gostime-Cërrik. Bëhet me dije se një autobus është përplasur me një automjet.
Për pasojë është dëmtuar 52-vjeçari, drejtuesi i automjetit. Ndërsa në spital janë dërguar edhe pesë persona të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.
Ndërkohë me 51-vjeçarin, drejtuesin e autobusit, po kryhen veprimet procedurale. Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al/


