Aksidenti me vdekje në Tiranë, reagon policia

schedule21:15 - 1 Mars, 2023

schedule 21:15 - 1 Mars, 2023

Policia ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur pak orë më parë në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, ku një automjet përplasi për vdekje një kalimtare.

LEXO EDHE: Makina përplas për vdekje kalimtaren në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, shoqërohet shoferi

Bëhet me dije se shoferi i automjetit i cili u arrestua pas ngjarjes është shtetasi E.D, 28-vjeç, ndërsa viktima është shtetasja E.S, 40 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2023, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se shtetasi E. D., 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen E. S., rreth 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!