VIDEO/ Aksident me vdekje në “Rrugën e Kombit”

schedule09:47 - 27 Qershor, 2023

schedule 09:47 - 27 Qershor, 2023

RUBIK- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit, në afërsi të Rubikut.

Një autobus me targa të Kosovës ka përplasur një person, i cili lëvizte me biçikletë. Drejtuesi i biçikletës ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave./ n.m.abcnews.al