Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Aksidenti me vdekje në Kombinat, humb jetë 61-vjeçari, plagoset polici

schedule11:30 - 24 Prill, 2026

schedule 11:30 - 24 Prill, 2026

Një aksident me pasoje vdekjen, raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje, në zonën e Kombinatit, para komisariatit, në Tiranë.

Sipas burimeve në aksident është përfshirë një kamion dhe një motor, ku drejtuesi i motomjetit ka gjetur vdekjen në vend, si pasojë e plagëve të marra. ABC News mëson se viktima është, 61-vjeçari Ylmi Dedja.

Ndërkaq grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e plotë të rrethanave e këtij aksidenti fatal.



“Rreth orës 10:45, në rrugën “Llazi Miho”, kamioni me drejtues shtetasin G. Gj., rreth 34 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Y. D., 61 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Nga aksidenti është dëmtuar edhe shtetasi K. A., këmbësor (punonjës policie, jashtë detyre), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Shtetasi G. Gj., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!