Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Berat.
Një 54-vjeçar, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një këmbësor 63-vjeçar.
Si pasojë e dëmtimeve, këmbësori Namik Halili ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë shoqëruan drejtuesin e automjetit në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al


