Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Bitinckë. Mjeti o drejtuar nga 25-vjeçari Besart Kycyku ka përplasur një motor, i cili drejtohej nga 67-vjeçari Besim Stena.
Gazetari i ABC News raporton se ka ndërruar jetë 67-vjeçari, drejtuesi i motorit. Policia në vendngjarje.
“Rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit të Bilishtit motomjeti me drejtues shtetasin B. S 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme .Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./abcnews.al

