LEZHË- Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e parë të së mërkurës në aksin rrugor që lidh Lezhën dhe Laçin.
Gazetari i ABC News Gjergj Figuri raporton se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Autoritetet kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit në komisariat dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave.