Aksident me tre të plagosur në Qafën e Llogarasë, shkak dyshohet mjegulla e dendur

schedule23:06 - 13 Qershor, 2021

schedule 23:06 - 13 Qershor, 2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Qafën e Llogarasë, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se gjendja shëndetësore e dy prej të plagosurve është e rëndë.

Mësohet se makina që udhëtonin tre personat e plagosur ka dalë nga rruga. Ndërkohë në zonë ka prezencë të një mjegulle shumë të dendur. Kjo dyshohet se ka kufizuar shikueshmërinë e shoferit dhe të ketë sjellë me pas edhe aksidentin. /abcnews.al/