Përplasje e fortë mes dy automjeteve në rrugën Elbasan-Peqin. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Papër.
Një automjet tip Benz në të cilin ndodhej drejtuesi i automjetit dhe dy të rinj të tjerë, është përplasur me një “Ford” në të cilin udhëtonte edhe bashkëshortja e drejtuesit bashkë me dy fëmijë.
Si pasojë e kësaj përplasje ka mbetur e lënduar familja që ndodhej në automjetin tip “Ford”, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit. Pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të lënduar lehtë kanë mbetur edhe shtetasit që ishin në automjetin tip “Benz”. Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë udhëtimi në korsinë e gabuar të njërit prej automjeteve./abcnews.al