Aksident masiv në Tiranë, 3 të plagosur

schedule19:38 - 25 Maj, 2023

schedule 19:38 - 25 Maj, 2023

TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Policia thotë se në rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur katër automjete. Sakaq, për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe po mbahen nën kujdesin e bluzave të bardha. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al