Një aksident i trefishtë ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin Vau i Dejës-Bushat. Mësohet se për pasojë, të lënduar kanë mbetur tre persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.
Kujtojmë se e shtuna e kësaj jave ka nisur me një sërë aksidentesh thuajse në të gjithë vendin duke u nisur edhe nga prania e lagështisë në rrugë. Aksidente deri më tani janë raportuar në Kukës, Elbasan, në aksin Tepelenë-Gjirokastër dhe në Fier. /abcnews.al/