Disa makina janë përplasur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se në këtë aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur Qafa e Kasharit, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë dhe mos respektimit të distancës së makinave nga njëra tjetra.
Për pasojë ky aksi në drejtim të Tiranës është bllokuar, duke krijuar radhë të gjata mjetesh. /abcnews.al/

