Aksident i rëndë në Greqi, vdesin 11 emigrantë

schedule11:23 - 13 Tetor, 2018

schedule 11:23 - 13 Tetor, 2018

Policia greke ka njoftuar se 11 humbur jetën në një aksident tragjik në veri të vendit. Viktimat dyshohet se janë të gjithë emigrantë të paligjshëm, të cilët kanë kaluar kufirin nga Turqia.

Sipas policisë aksidenti ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit, pranë qytetit të Kavallës. Mjeti me të cilën po udhëtonin emigrantët u përplas me një kamion dhe u përfshi nga flakët. Drejtuesi i kamionit ka mbetur i plagosur dhe po mjekohet në një spital.

Autoritetet greke kanë raportuar për një rritje të personave që kalojnë ilegalisht kufirin Greqi-Turqi muajt e fundit. Pjesa më e madhe e tyre shkojnë drejt Selanikut. Kur arrijnë në këtë qytet, emigrantët shkojnë në stacionet e policisë për t’u regjistruar dhe për të aplikuar për azil./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!