Aksident i rëndë në Greqi/ Një i vdekur nga Maqedonia e Veriut dhe 4 të plagosur, mes tyre dy të mitura

schedule23:01 - 25 Gusht, 2024

schedule 23:01 - 25 Gusht, 2024

Një 55-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka humbur jetën pas një përplasjeje mes dy makinave, pasditen e së dielës, në Greqi.

Sipas mediave greke, makina që drejtohej nga 55-vjeçari dhe që po shkonte drejt Kilkisit është përplasur kokë më kokë pak para orës 17:00 me një makinë tjetër, që drejtohej nga një 44-vjeçare.

Në vendngjarje shkuan forca të forta të policisë dhe zjarrfikësve, të cilët u detyruan të nxjerrin 55-vjeçarin, i cili u dërgua pa ndjenja në spitalin e Selanikut, ku u konstatua i vdekur.

Ndërsa, drejtuesi 44-vjeçar i makinës tjetër është transportuar gjithashtu në një tjetër spital, ku po merr ndihmën nga bluzat e bardha. Në makinën që drejtonte ndodhej edhe një 38-vjeçar dhe dy vajza 3-vjeçare, të cilën po kurohen në spitalin e Selanikut.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, policia po kryen hetimet paraprake./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!