Aksident i rëndë në Fier/ Përplasen dy automjete, ndërron jetë çobani. Mbi 30 krerë bagëti të ngordhura

schedule18:58 - 17 Shkurt, 2025

schedule 18:58 - 17 Shkurt, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Suk 1 në Fier.

Mësohet e dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të vdekur një çoban.

Ndërkohë, raportohet se dy drejtuesit e automjeteve janë plagosur rëndë dhe janë shoqëruar për në spital nga dy autoambulanca.

Ndërsa, në rrugë janë mbi 30 krerë bagëti të ngordhura.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Berat-Roskovec, në fshatin Suk 1, automjeti me drejtues shtetasin Q. M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. A.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga disa bagëti të imëta.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi F. G, i cili po kalonte bagëtitë e imëta në rrugë, ku disa krerë bagëti kanë ngordhur, po si pasojë e përplasjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!