Aksident i rëndë në autostradën e Laçit, plagosen 6 persona

schedule10:49 - 25 Gusht, 2021

schedule 10:49 - 25 Gusht, 2021

Kurbin-  një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotëm në zonën e Laçit . Si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur të plagosur dy shoferët si dhe 4 pasagjerë.

Sipas policisë, rreth orës 09:30 , në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut ” janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin Xh.T., me mjetin me drejtues shtetasin R.M.,  ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dy drejtuesit e mjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhen në kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/