Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Algjeri, ku si pasojë kanë humbur jetën 34 persona dhe janë plagosur disa të tjerë.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në në qytetin Tamanrasset, rreth 1500 kilometra në jug të kryeqytetit të Algjerisë, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi me një makinë kanë humbur jetën 34 pasagjerë dhe janë plagosur 12 të tjerë.
Ndër të tjera thuhet se viktimat kanë humbur jetën pas zjarrit të shpërthyer në autobus pas përplasjes.
Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve./abcnews.al