Një 19 vjeçar shqiptar ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Itali
Mediat vendase bëjnë me dije se ka ndodhur në zonën e Riminit, ku 19-vjeçari, Matteo Skënderi, i cili drejtonte një automjet tip “Opel Corsa”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në pjesën ku punonin disa punonjës të rrugës.
Si pasojë e plagëve të marra i riu shqiptar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Ndërsa tre të plagosurit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.
Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të makinës që drejtohej nga 19 vjeçari. e.su./abcnews.al