Një aksident raportohet të ketë ndodhur në zonën e njohur si ish-Bishti Kalldrëmit në Vlorë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se një automjet është përplasur me një motor ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
Mësohet se drejtuesi i motorit është dërguar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.