Aksident i rëndë, humb jetën 1 person

schedule16:49 - 9 Janar, 2019

schedule 16:49 - 9 Janar, 2019

Lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejura i mori jetën një gruaje dhe mbetën të plagosur dy të tjerë në një aksident në Lushnje.

Një mjet “BMW” doli nga rruga nga moti i keq duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ngjarja ndodhi paasditen e së mërkurës rreth orës 16:30 në bypass-in Plug-Savër në Lushnje. Viktima Mirela Sakolli, 42 vjeçe dhe dy të plagosurit Majlinda dhe Bato Salia, 50 dhe 52 vjeç ishin të gjithë nga Berati.

Ata po ktheheshin nga spitali i Tiranës për në shtëpitë e tyre dhe gruaja e plagosur sapo kishte përfunduar një vizitë mjekësore në kryeqytet. Sipas policisë, mjeti për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe lagështirës në këtë segment doli  nga rruga duke përfunduar në tokat bujqësore. Për pasojë një nga gratë gjeti vdekjen e menjëhershme. Dy të plagosurit po marrin mjekim në spitalin e Lushnjes dhe nuk kanë rrezik për jetën./abcnews.al