Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Urën e Gajdarit në hyrje të qytetit të Sarandës.
Dy mjete janë përplasur me njeri tjetrin. Nga aksidenti, mësohet se të dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar në spital.
Sipas bluzave te bardha, njëri prej drejtuesve, i identifikuar si Geart Çoçka ka pasur nje goditje në koke, ndërsa është jashte rrezikut për jetën. Edhe drejtuesi tjetër nuk paraqet probleme shëndetësore.
Ende nuk dihet cili ka qenë shkaku i aksidentit, ndersa specialistët e qarkullimit rrugor ndodhen në vendngjarje./abcnews.al

