VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar brenda tunelit të Llogarasë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, autoambulanca dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e trafikut.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al


