Aksi Thumanë-Kashar dhe hapja e tunelit të Llogarasë, eksperti i ekonomisë: Investime me rëndësi, çlirojnë trafikun në vend

schedule17:35 - 5 Korrik, 2024

schedule 17:35 - 5 Korrik, 2024

Eksperti i Ekonomisë, Majlind Lazimi, ka vlerësuar se hapja e tunelit të Llogarasë është një ndër investimet shumë të rëndësishme për vendin, sidomos edhe për turizmin.

Gjatë një interviste në “News Line” në ABC News, ai tha se investimet në infrastrukturë, përfshirë porte aeroporte janë një vlerë e shtuar sidomos nga pikëpamja ekonomike.

“Hapja e tunelit a një rëndësi të madhe sa i përket zhvillimit të turizmit. Investimet në infrastrukturë, përfshirë porte aeroporte janë shumë të rëndësishme. Vlora për vetë pozicionin e saj gjeografik, është një vlerë e shtuar dhe nga pikëpamja ekonomike, nga zona e Palasës e deri në Sarandë padyshim që ka vlerë të shtuar. Ishte një pikë që duhej plotësuar sidomos duke pasur parasysh trafikun e verës. Vlora ishte njëlloj nyjë, dhe janë shumë elementë shtesë përveç kostos , apo kohës. Hapja e tunelit përbën një lajm të mirë, por siç e thash infrastruktura është parakusht dhe do të duhet të shihen edhe investime të tjera. Pra do duhet të shohim që jo vetëm të kemi rritje të turistëve, por edhe të kemi një vlerësim të mirë sepse turistët do të duhet të kenë edhe kushte. Ka nevojë për më shumë modalitete, por mund të them se ky është një investim i rëndësishëm afatgjatë. Elementi shtesë është se një pjesë  e projekteve që do të mund të vijnë në të ardhmen do të kërkojnë të kenë një shtrirje më të gjatë. Nëse duam të kemi një sezon turistik më të zgjeruar në kohë, padyshim që do të duhet të ketë më shumë përgatitje. Por unë besoj që këto janë investime të nevojshme”, tha më tej eksperti i ekonomisë.

Gjithashtu disa ditë më parë u bë edhe hapja e aksit Thumanë Kashar, i cili është segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier.

Sa i përket aksit Thumanë-Kashar, eksperti i ekonomisë, Majlind Nazimi tha se këto investime janë shumë të rëndësishme dhe se çlirojnë trafikun në të gjithë vendin.

“Distancat e shkurtra turistike, të gjitha po t’i marrësh në tërësinë e vet dhe të shohësh potencialet që ka, janë një sërë iniciativash dhe investimesh, të drejtë, dhe do të duhet të shoqërohen me investime publike. Këto janë një sërë investimesh që çlirojnë trafikun në të gjithë vendin”, tha ndër të tjera Lazimi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!