Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi janë dy ndeshjet e programuara të luhen sot, ndërkohë që janë zbuluar edhe formacionet. Shkodranët do të luajnë njëlloj si me Kukësin, kurse te Partizani ndryshon mesfusha dhe njëri krah i sulmit. Kote luan në vend të Romero, i pezulluar me të kuq. Cordeiro do të luajë në krah të sulm, kurse Asani e nis nga stoli.
Në Korçë vazhdon të mos luajë Turtulli dhe Dita e Pollozhani do të luajnë në qendër të mbrojtjes. Në vend të Muzakës në mesfushë do të aktivizohet Gripshi. Nga ana tjetër Kukësi rikthen titullar Ethemi dhe do të vendoset pak para ndeshjes për Limajn, që ka një shqetësim.
VLLAZNIA-PARTIZANI
VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Gurishta, Ramadani, Krymi, Hygor, Marku, Lika, Shtubina. Trajner: Mirsad Jonuz
PARTIZANI: Hoxha, Mala, Belica, Boldor, Trashi, Telushi, Broja, Kote, Cordeiro, Çinari, Solomon. Trajner: Franco Lerda
SKËNDERBEU-KUKËSI
SKËNDERBEU: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Gripshi, Daja, Taipi, Ndecky, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja
KUKËSI: Xhika, Maliki, Teqja, Obanor, Kitanovski, Musolli, Limaj (?), Ethemi, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro
/abcnews.al

