Merkato e kësaj vere në Superiore ende nuk ka nisur mirë, pasi janë disa klube që ende po pushojnë. Gjithsesi zërat e merkatos janë të shumtë dhe sot në të përditshmen “Panorama Sport” ka të reja për dy mesfushorë.
Shqipërim Taipi raportohet se pas largimit nga Skënderbeu po kërkohet nga Partizani, ku ai do të gjente trajnerin Ilir Daja me të cilin ka punuar në Korçë. Bardhekuqtë nga ana tjetër po mendojnë të gjejnë pasuesin e tij.
Skënderbeu i ka hedhur sytë nga Teuta dhe po mendojnë për transferimin e Erando Karabecit, kampion me durrsakët dhe Tiranën në dy sezonet e fundit. /abcnews.al