Gazetari Eni Shehu ka intervistuar në puntatën e sotme të emisionit “Edicioni Veror” një prej akrobateve që performon me flakët në lokalet e natës në jug të vendit.
Ajo tregoi se si ka nisur ky profesion për të duke zbuluar se ishte dhe e para akrobate që ka performuar nga 100 metra lartësi.
“E kam nisur në cirkun kombëtar në moshën 3-vjeçare. Unë nuk e mbaj mend por babi më ka thënë që babi më ka parë në një pemë dhe më mori nga pema (qesh).
Jam e para akrobate që kam performuar nga 100 metra lartësi në Bovillë”, u shpreh ajo./abcnews.al