Akrobati francez 38 vjeç, pjesë e “Cirkut të Diellit”, ka humbur jetën gjatë performancës së tij në një spektakël në Florida. Ai nuk arriti të kapej në kohë pas hedhjes në ajër duke u përplasur me forcë në tokë.
Një akrobat i “Cirkut të Diellit” ka humbur jetën, pasi u rrëzua gjatë një spektakli në Tampa të Floridës. Artisti, Jann Arnaud, ra teksa po performonte një numër akrobatik në ajër. I transportuar menjëherë në spital, ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Presidenti i grupit të “Cirkut të Diellit” u shpreh se të gjithë ishin në gjendje shoku nga kjo tragjedi.
Akrobai francez, 38 vjeç, nuk arriti të kapej në kohë, pasi u hodh në ajër duke u përplasur në tokë me forcë. Dhe pse ndërhyrja e mjekëve ishte e menjëhershme, për të nuk mund të bëhej mëgjë. Dy spektaklet e tjera në program në Tampa janë anuluar, ndërsa policia ka nisur hetimet për të ndëtuar dinamikën e ngjarjes./abcnews.al
https://www.youtube.com/watch?v=FCQRdw11wYg