Barcelona një ditë më parë mori “OK”-in nga Federata Spanjolle e Futbollit për të transferuar një sulmues. Katalanasit e kërkuan diçka të tillë pas dëmtimit të Ousmane Dembele dhe rregullorja ua lejon një lëvizje brenda kampionatit, në harkun kohor të dy javëve.
Drejtuesit e klubit “blaugrana” janë vënë në lëvizje dhe janë drejt mbylljes së marrëveshjes me sulmuesin e Leganes, Martin Braithwaite. Në Danimarkë janë të bindur për diçka të tillë dhe bëjnë me dije se 28-vjeçarit do t’i ofrohet një kontratë afatgjatë.
Në lojë për të mbyllur me sukses këtë lëvizje është futur edhe menaxheri Cetinkaya, i cili ka ndihmuar të transferohej në Spanjë mesfushori Franki De Jong. Braithwaite në të shkuarën ka qenë pjesë e Esbjerg, Toulouse, Middlesbrough dhe Bordeaux. /abcnews.al