Akord për pesë vite, Barcelona e “blindon” Ter Stegen

schedule12:24 - 14 Tetor, 2020

schedule 12:24 - 14 Tetor, 2020

Marc-Andre ter Stegen do të mbetet pjesë e Barcelonës për një kohë të gjatë. Portieri gjerman ka edhe dy vite kontratë me katalanasit, por bisedimet për rinovimin kishin nisur që para pandemisë.

Fillimisht kishte një frenim, por tani situata ka ndryshuar. Radio Catalunya raporton nga Spanja se palët kanë gjetur akordin për të vijuar bashkëpunimin edhe për shumë vite.

Ter Stegen pritet që të nënshkruajë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 dhe kështu Barcelona e “blindon” portën. Gjermani është pjesë e skuadrës spanjolle prej vitit 2014, kur u largua nga Borussia M’Gladbah. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!