Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, nën urdhrat e trajnerit të Vllaznisë, Mirel Josa, është vënë ditën e sotme mesfushori Esat Mala.
Pasi u largua nga Partizani ku ishte në huazim, Mala doli i lirë dhe është bashkuar me shkodranët, ku pritet të luajë sezonin e ardhshëm.
Mala mund të luajë në disa pozicione, në treshën e mesfushës, si sulmues krahu dhe mbrojtës i djathtë nëse do të jetë e nevojshme. / abcnews.al