Akil Kraja: Gjykata dënoi si shpifje të vërtetën

schedule21:44 - 23 Tetor, 2018

schedule 21:44 - 23 Tetor, 2018

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, në një deklaratë për media, thotë se Gjykata e Tiranës quajti shpifje dhe denoi pikërisht të vërtetën dhe mbrojtjen e interesit qytetar.

E akuzoi një vit më parë kryebashkiakun e Tiranës për rritjen e çmimin të ujit më 40%, duke e lidhur atë me aferën e privatizimit të Ujësjellësit. Akuzat i bazoi në deklaratat publike të Erion Veliajt. Një vit më pas, Gjykata e Tiranës ia rrëzoi pretendimet këshilltarit të djathtë Akil Kraja.

“Erion Veliaj arriti që me debatin e shpifjes, me rilindjen e drejtësisë, me rikthimin e ligjit famëkeq 55, sot të kërkosh demokraci të kërkosh një debat qytetar, të mbrosh interesat e qytetit, t’i mund të dënohesh.  Është një dënim fatkeq i cili mbron një kryebashkiak gënjeshtar”, deklaroi Kraja.

Viktimë e turbulluar shpirtërisht është Erion Veliaj në sytë e anëtarit të Këshillit Bashkiak, Akil Kraja.

“Ai kërkon të mbysë dialogun qytetar, llogaridhënien që është sistemi që na mban të bashkuar. Po nuk pati llogaridhënie një i zgjedhur ai kthehet në diktator, drejtësia në pushtim, në një grusht shteti”, u shpreh ai.

Sipas këshilltarit Kraja, sot të thuash të vërtetën në Tiranë, të mbrosh demokracinë, të mbrosh dinjitetin e sovranit, dënohesh për shpifje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!