AKEP: Bie numri i përdoruesve të telefonave fiks

schedule15:31 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 15:31 - 27 Dhjetor, 2017

Përdorimi i telefonisë fikse në vendin tonë ka rënë ndjeshëm. Këtë e pasqyron dhe raporti i fundit i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, sipas të cilit një nga arsyet kryesore pse kërkohet telefonia fikse është përfitimi i internetit.

Nuk e ndajnë celularin nga duart.

E përdorin për foto, internet apo komunikim.

Kjo mënyrë komunikimi vazhdon edhe në shtëpi duke mënjanuar përdorimin e telefonisë fikse.Këtë e refleton edhe Raporti i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare sipas të cilit numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të tretë 2017 ishte rreth 246 mijë, që përbën një rënie me 0.03% në krahasim me tremujorin e dytë të këtij viti dhe një rënime akoma më të madhe me 3.4% në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2016.

Edhe ata që kanë një telefon fiks e kanë pranuar me kushtin që të përfitojnë nga lidhja e internetit përmes tij. Autoriteti i komunikimeve elektronike dhe postare tregon se janë rritur pajtimarët që kanë akes në shërbime të integruara sic janë telefon-internet-televizor. Në fund të tre mujorit të dytë janë shënuar 288 mijë, 2.9 përqind më shumë në krahasim me tre mujorin e mëparshëm.

Kjo prirje drejt internetit vazhdon të jetë në rritje në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!