Alida është një nga këngëtaret më aktive të skenës shqiptare. Ajo fillimisht u bë e njohur si motra e Stinës, por më pas pati shumë sukses në tregun muzikor shqiptar dhe së fundmi në Gjermani.
Prej disa ditësh, Alida ka publikuar një këngë të re me titull ‘AKE’ në bashkëpunim me M043 dhe në një lidhje me Skype për ABC e Mëngjesit ka treguar gjithçka rreth këtij projekti.
https://www.youtube.com/watch?v=_brv9dEpjS0
“Kur më solli Stine beatin, e kompozova për 10 minuta. Titulli do të thotë, a kanë ndjenja njerëzit. Videoklipi është xhiruar në Zvicër, kur e kam parë jam befasuar me vendin, ishte shumë i bukur.
Kënga është pritur jashtëzakonisht mirë, jam habitur edhe vetë, pasi 90% të këngëve i kam me ritëm, po shqiptarët duan baladat.
Për mua është primar tregu shqiptar, por për sa kohë më erdhi oferta për të kënduar në tregun gjerman e tentova për një album. Këtë vit është në trend këtu në Gjermani gjuha shqipe në këngë, mua edhe ma kërkojnë”, tregoi Alida plot entuziazëm. l.k/abcnews.al