Akademia e Sigurisë, Xhafaj: Të thithim kapacitete

schedule16:19 - 23 Dhjetor, 2017

schedule 16:19 - 23 Dhjetor, 2017

Akademia e Sigurisë, institucioni arsimor që përgatit punonjësit e policisë do të reformohet. Rreth kësaj teme zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme,  të Arsimit, Drejtësisë dhe ekspertë të institucionee të tjera shfaqën gjate nje tryeze propozime konkrete për përmirësime në infrastrukturë, në stafin pedagogjik, apo dhe kurikula.

“Ne kemi nevojë që këtu të kemi më të mirët, më të zotët dhe më të ndërshmit”.

Janë këto cilësitë e kërkuara nga ana e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për pedagogët e Akademisë së Sigurisë, institucionit arsimor ku përgatiten punonjësit e policisë. I pranishëm në një tryeze diskutimi mbi reformimin e kësaj akademie ministri Xhafaj theksoi krijimin e kushteve për afrimin e tyre.

“Pres vetëm të shohë se cilat janë propozimet, qoftë për çështjen e pagave, qoftë për elementë të tjerë, që  ligjet i lejojnë apo që ne mund t’i përshtasim për të thithur kapacitetet më të mira në fushën e kriminologjisë dhe drejtësisë penale, por edhe në fushën e sigurisë”.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli rrëfeu hapat konkretë në shndërrimin e Akademisë së Sigurisë në një institucion me status të veçantë të arsimit të lartë dhe shtimin e studimeve master.

“Në momentin që përcaktojmë statusin, ne bëjmë riorganizimin konform statusit dhe ligjit të ri të Arsimit të Lartë, përcaktojmë tipologjinë e programeve të formimit të studimit duke u përafruar me standardet më të mira, që do të thotë kurikula dhe gjitha të tjerat. Ne ecim përpara me procesin e akreditimit’’.

Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, shprehu nevojën që të gjithë punonjësit e institucioneve të sigurisë publike duhet të kalojnë në filtrat e akademisë.  “Pra të gjithë institucionet e sigurisë publike duhet të vijnë në akademi, të testohen dhe të seleksionohen për të mbajtur në punë ata që plotësojnë kriteret’’.

Të pranishit në diskutim ranë dakord për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për të hartuar paketën ligjore me ndryshimet e propozuara./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!