Akademia e Shkencave pranon zyrtarisht At Gjergj Fishtën

schedule11:59 - 23 Shtator, 2021

schedule 11:59 - 23 Shtator, 2021

Akademia e Shkencave pas 49 vitesh pranon zyrtarisht At Gjergj Fishtën. Për herë të parë ky institucion organizon veprimtari për 150-vjetorin e lindjes së një ndër figurave poliedrike të kulturës shqiptare.

Studiuesi Ardian Ndreca , pasi rreshton vlerat sa  dramatike, lirike e satirike, kujton aktualitetin e “Gomarit të Babatasit”. Nga ana tjetër sugjeron, lexim të Fishtës. Stefan Çapaliku e cilëson babin e satirës shqiptare.

Skeretari i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë imzot Gjergj Meta  kujton dy ekstremet e cilësimit të Fishtës si Homeri shqiptar apo bejtexhi, por ai kërkon studiuesve nga hapësira, mbarë shqiptare që ta shohin Fishten me objektivitet.

Konferenca Shkencore, “Nderimi, mbijetesa dhe rikthimi i Fishtës në tri kohët e letërsisë është pagëzuar me këtë emër figurativisht si kalvari religjioz parajsë, ferr dhe purgator. Tri kohët e Gjergj Fishtës në historinë e letërsisë shqipe, që janë kohët e nderimit, mbijetesës dhe rikthimit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!