Akademia (e shkencave) e të rinjve/ “Bijë” e Akademisë së Shkencave, organizon kërkuesit e rinj shkencorë

schedule15:21 - 8 Prill, 2024

schedule 15:21 - 8 Prill, 2024

Joniada Barjaba studioi  për ekonomi dhe sociologji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës   vijoi masterin për   poltikëbërje ndërkombëtare në  Universitetin e Stanford  dhe pasi punoi  tre vite si kërkuese shkencore atje u zhvendos për studimet doktorale  në  Universitetin e Sussex në Mbretërinë e Bashkuar.  Pas  13 vitesh  në Amerikë dhe Angli   vendos të kthehet në Shqipëri.

“Vendosa të kthehesha se e vlerësoja më të rëndësishëm kontributin tim në Shqipëri si një vend në zhvillim.  Shoh potencial në Shqipëri për të avancuar në botën shkencore akademike dhe sektorin publik,  pavarësisht se shumë të rinj mund të jenë të dekurajuar në moment të ndryshme, por është një mundësi e mirë pas marrjes së eksperiencës jasht të kontribuosh  në vendin tënd”

Pas rreth 5 vitesh kontribut në mësimdhënie dhe sektorin  publik  tashmë është pjesë dhe e Akademisë së të rinjve të Shqipërisë.   Organizëm me rreth 20 anëtar   deri 40 vjeç që   ringrihet   për dy qëllime.

“Së pari  mbajtja e lidhjeve me brezin e kërkuesve  dhe dy  akademia  mëmë, Akademia e Shkencave  të ketë  një  kontakt me problematika të të   rinjve  dhe kërkimin shkencor”

“Ka mundësi më shumë për të ndërgjegjësuar shoqerinë të jetë më e hapur  ndaj kërkimit shkencor, për të pranuar më shumë  të qenurit shkenctar   jo vetëm në kuptimin e parë por  dhe si figurë që kontribuan  pranë një ministrie apo univeriteti.. Sensibilizimi i kolegëve dhe vendeve të punës për të përdor rezultate,  të dhëna për përditshmeri në punën tonë …  “

Por  a  po rivalizojnë akademikët e rinj ata më në moshë?

“Nuk kemi krijuar një akademi tjetër dhe spo krijojmë një rivale të Akademisë së Shkencave. Është krijuar një  grupim i cili mbledh dhe inkurajon studiuesit e brezave më të rinj jo për ti përgatitur për tu bërë anëtar të Akademisë së Shkencave, disa dhe mund të bëhen, po nuk është ky  qëllimi, është që të ketë lidhje të fortë mes brezav, pjesa më e madhe e tyre kanë moshë të lartë duke pasur një akademi të shkencave  të të rinjve zbutet shumë … ”  

Akademia e të rinjve është një  nismë  europiane dhe botërore e dy dekadave të fundit.  Në Shqipëri ajo u krijua në vitin  2017, por për shkak të   kufjive moshor numri I antareve aktualisht  ishte I pamjaftueshëm për të  marrë vendime  si  pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!