Ndërsa dha lajmin për Akademinë e re të OSHEE, zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se brenda 2030, Shqipëria synon të kthehet në eksportues neto të energjisë
“Akademia do krijojë një brez të ri ekspertësh, të aftë për inovacionin, sic është boshti i kryeministrit Rama.
Shqipëria synon të kthehet në eksportues neto brenda 2030. Kemi parë shembullin e Greqisë dhe Greqia ka arritur vetëm në 2024, pas dekadash investimesh të kthehet në vend eksportues të energjisë. Ndryshimi sa I përket financave sot ka mbyllur bilancet me 100 miln euro si eksportues.
Ky është vizioni ynë, kujtojmë humbjet në rrjet kanë qenë 40 %. Nga të dhënat që vijnë rezulton se do arrijmë objektivin për ta mbyllur me 16 % humbje.” u shpreh ajo.

