“Akademi Transparence për Konferencën e Donatorëve”, Yuri Kim jep mesazhin e fortë

18:07 | 20/02/202018:070

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar në rrjetin social “Twitter” për Konferencën e Donatorëve e cila u mbajt për familjet e prekura nga tërmeti. Ambasadorja Amerikane thotë se Konferenca e Donatorëve është përgjegjësi thelbësore dhe për këtë do të krijohet një Akademi Transparence.

Kim thekson se akademia do të jetë për të mbështetur qeverinë.

Reagimi i ambasadores vjen në mbështetje të deklaratës së diplomatit të BE-së Luigi Soreca i cili tha se Konferenca e Donatorëve në Bruksel ishte një sukses i madh.

“Konferenca e Donatorëve në Bruksel ishte një sukses i madh. Tani është e rëndësishme për të siguruar mekanizma të qartë, efikas, pjesëmarrës dhe transparent të financimit që lejojnë përgjegjshmërinë për fondet. Të krijojë hapësirë për të gjithë donatorët për të ekzekutuar zotimin e tyre. 9 parimet do ta udhëheqin këtë punë”, shkruan Soreca.

/abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono