Apeli rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës, lë në fuqi vendimin për sekuestron e llogarive bankare

schedule11:06 - 13 Mars, 2025

schedule 11:06 - 13 Mars, 2025

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron e llogarive bankare të Ajola Xoxës.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., Shoqëria “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi llogaritë bankare”, dhe vendosi:

  • Miratimin e vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Vendimi ishte planifikuar të shpallej të mërkurën, por avokati i Xoxës kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me aktet hetimore, duke bërë që procedura të shtyhet.

Ndërkaq, në orën 10:00, do të jepet vendimi për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon lirinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!