Në “Abc e Pasdites” ishte në një intervistë ekskluzive Baraba Pravi, përpafaqësuesja e Francës në Eurovizion e cila u rendit e dyta me kengen “Voila”. Gjatë intervistës me Ermalin ata u ndalën edhe tek këngët e tjera që ishin pjesëmarrëse në Eurovizion dhe veçanërisht tek përformanca e Gjon’s Tears dhe Anxhela Peristeri.
Ajo rrefeu sinqerisht se si i ka parë si artistë por dhe se si i janë dukur këngët e tyre. Barabara u shpreh se këngën e Gjonit e kuptonte shumë mirë sepse ishte në frengjisht, por nuk mund të mos nënvizonte shpërthimin e Anxhelës në skenë.
“Unë e takova Anxhelën gjatë provave. I fola dhe i thashë që më pëlqen shumë performanca e saj, sidomos tek pjesa e tymit që e rrethonte. Ajo është e çmendur, e çmendur në performancën në skenë. Gjoni para Eurovizionit kishte ardhur në Paris dhe u takuam në studion time. Më pëlqen shumë ai djalë.”.
Ermali në mbyllje i kërkon një mesazh për artistët shqiptarë të cilët e shohin shumë renditjen tabelore. Barbara nënvizoi se gjithçka duhet jetuar si festë, pa menduar renditjen. Sipas saj, ajo ka fituar aq shume nga Eurovisioni dhe dashuria e madhe e fansave sa edhe e fundit të ishte në rënditje, pak rëndësi do kishte./abcnews.al