“Ajo dhe Harry më bërtisnin”, libri i ri zbulon marrëdhënien e Meghan Markle me punonjësit e Pallatit Mbretëror

schedule22:40 - 26 Shtator, 2022

schedule 22:40 - 26 Shtator, 2022

Një libër i ri synon të tregojë fytyrën e vërtetë të Dukeshës së Sussex përmes rrëfimeve të ndihmësve që punuan së bashku me familjen mbretërore.

Libri i titulluar “Courtiers: The Hidden Power Behind the Crown” nga Valentine Low, vjen për të treguar se kush është në të vërtetë Meghan Markle. Në veçanti bëhet me dije se “kishte shumë persona që ajo i kishte shkatërruar psikologjikisht. Punonjësit ishin të shqetësuar nga sjellja e tyre, pra e Meghan Markle dhe Princit Harry”.

Çifti nuk kishte aspak marrëdhënie të mira me punonjësit e Pallatit dhe nuk ishin të pakta rastet kur ata keqtrajtonin stafin. Libri tregon gjithashtu një incident në të cilin Markle turpëroi një asistente para kolegëve të saj, duke i thënë: “Mos u shqetëso. Nëse do të kishte fjalë për fjalë dikë tjetër që mund t’i kërkoja ta bënte, unë do t’i kërkoja atë në vendin tënd.”

Dukesha e Sussex-it ishte shefe dhe stafi kishte frikë t’i afrohej asaj për ndonjë gjë.

Një shembull kryesor i sjelljes së tyre të keqe ishte ish-punonjësja e cila pretendoi se ndërsa ishte jashtë për darkë të premten mbrëma, ajo mori telefonata nga Meghan dhe Harry për ta sharë.

“Çdo 10 minuta më duhej të dilja jashtë për të dëgjuar të bërtitura nga ajo dhe Harry. Ata thanë: Nuk më besohet se e ke bërë këtë. Më zhgënjeje. Çfarë po mendonit? Vazhdonte me orë të tëra”, tregoi në libër ish-punonjësja.

Autori arrin në përfundimin se ata që kishin punuar për çiftin kishin shpikur “The Sussex Survivors Club” një pseudonim për veten e tyre.