Çifti shumë i dashur për publikun Xhensila dhe Besi kanë nisur zyrtarisht pushimet.
Ata nuk kanë nguruar të ndajnë disa momente edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.
Pak minuta më parë, ka qenë Xhensila që ka publikuar në Instastory një foto, ku shfaqet në shezlong me vogëlushen e saj Ajkën. Kjo e fundit vihet re se është rritur dhe ka filluar të jetë një princeshë e vërtetë.
Ato shihen teksa po argëtohen me njëra-tjetrën dhe duken shumë të lumtura nënë e bijë.
Ndërkohë, nuk dihet nëse ka qenë Besi që ka realizuar fotografinë apo një familjar tjetër. Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar./abcnews.al