Partizani po mendon për ndeshjen me Laçin, që është si një finale për ta. Kurbinasit renditen në vendin e tretë në klasifikim dhe të kuqtë duan një vend në kupat e Europës. Fitorja ua mban gjallë shpresat dhe pritet të japin gjithçka në fushën e blertë.
Klubi i Partizanit, duke ditur rëndësinë e kësaj ndeshjeje, ka vendosur që do të ndryshojë stadium dhe të luajë në “Air Albania”. Ndoshta do të paguajë diçka më shumë se në “Selman Stërmasi”, por lojtarët kanë mundësinë të shprehen më mirë.
Me një Laç që edhe me një barazim do të ishte “OK”, i takon Partizanit të sulmojë dhe të kërkojë golin. Kjo përballje luhet ditën e shtunë, prej orës 17:00. /abcnews.al