Ahmetaj: TVSH për biznesin e vogël taksë e vjeter, nuk rrit çmimet

schedule22:32 - 4 Prill, 2018

schedule 22:32 - 4 Prill, 2018

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben  Ahmetaj   tha se TVSH e biznesit të vogël është taksë e vjetër. Ahmetaj  garantoi se nuk do të ketë rritje çmimesh për konsumatorin, dhe as kosto për 11 mijë biznese.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj tha se TVSH për biznesin e vogël është një taks

Përfshirja e biznesit të vogel në tarifën e TVSH sipas ministrit të Ekonomisë dhe Financave nuk do të shoqërohet me rritje kostosh për këtë kategori biznesi, pasi kjo taksë është e vjetër që në vitin 1997.

Ahmetaj  garantoi se  11 mijë biznese të vogla do të përfshihen nësistemin e TVSH, por kjo nuk do të përkthehet në një shtim takse për to dhe as rritje çmimesh.

TVSH për biznesin e vogël do të përfshijë 11 mijë biznese me të ardhura nga 2 milionë deri në 5 milionë lekë.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave gjatë prezantimit 6 mujor të Ekonomisë  para grupit parlamentar socialist,  ndau lajmin e mirë që sipas të dhënave të INSTAT viti 2017 rezulton  vit me rritjen më të lartë ekonomike në 10 vitet e fundit e ku sipas tij  viti 2018 s do të keë një konsolidim më të madh.